Marcos Llorente nuk do e harrojë kurrë ndeshjen e 11 marsit kundër Liverpool në Champions League. Mesfushori i Atletico Madrid u fut në fushë në pjesën e dytë nga trajneri Simeone dhe u bë heroi i “Colchoneros” me dy golat e shënuar në shtesa.
25-vjeçari eliminoi kampionët në fuqi dhe i dhuroi kualifikimin në çerekfinale skuadrës së tij. Llorente i ka surprizuar të gjithë tifozët sërish. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai zbulon emrin e qenit të tij. As më pak dhe as më shumë se Anfield, emri që mban stadiumi mitik i Liverpool.
Një veprim që ka krijuar ilaritet të madh mes tifozëve të Atleticos, teksa është e sigurt që nuk është pritur aspak mirë nga ata të “The Reds”. /abcnews.al