“I tregojmë botës nga vijmë”, Pashko Camaj: New York është kryeqendër e shqiptarëve, lobojmë për çështjen kombëtare

schedule13:50 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:50 - 28 Nëntor, 2023

Jo vetëm në Shqipëri, 28 nëntori është një ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Në një lidhje për Tirana Live, Pashko Camaj, Sekretar i federates panshqiptare ‘Vatra’ tha se festimet në New York do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

“Festimet i kemi nisur nga fundjava në shumë shtete të Amerikës, përkujtojmë këtë ditë të madhe, ditë që na bën krenarë se jemi shqiptarë. Festimet do të vijojmë gjatë gjithë javës, sot kemi një darkë nga Federatën pan shqiptare ‘Vatra’.

28 nëntori është datë historike, e festojmë zemër hapur, kujtojmë historinë të dimë të kaluarën tonë. Këtë javë ia dedikojmë pavarësisë, flamurit i tregojmë botës nga vijmë. Tregojmë rrënjët është një ndër misionet e aktiviteteve tona, të ruajmë këtë ndjenjë edhe për brezin tjetër.

New York është kryeqendër e shqiptarëve, një ndër angazhimet tona është ta përdorim këtë vend për miqtë tanë. Në këto aktivitete edhe sot kemi të ftuar përfaqësues të shteteve këtu në vend, mundohemi në cdo moment të lobojmë për cështjen kombëtare.” -tha ai./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!