“I thërrisni mendjes atje në ministri”, Resuli: Fermerë që kanë 30 vite nuk përfitojnë, kush i merr fondet?

schedule21:59 - 4 Korrik, 2022

schedule 21:59 - 4 Korrik, 2022

Presidenti i Prodhuesve Vendorë, Ervin Resuli ka bërë thirrje në emisionin “Log” në Abc, që Ministria e Bujqësisë të reflektojë dhe të shohë çfarë duhet ndryshuar.

Ai tha gjithashtu se ka fermerë që kanë 30 vite që punojnë e sërish nuk përfitojnë, pasi nuk plotësojnë dot kriteret.

“Në qoftë se s’jemi histori suksesi, i thërrisni mendjes atje në ministri dhe shikoni çfarë duhet ndryshuar. Fermeri shqiptar sipas FAO është 18 herë më pak i mbështetur në rajon. Mos të biem në propagandën e qeverisë. Nuk përmendet gjëkundi favorizimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor. Ne dëgjuam kritere për të përfituar, por kush në të vërtet i pëfiton këto fonde. Ne njohim fermerët që kanë 30 vite dhe nuk plotësojnë kriteret. Duhet të aplikojë në 8 e 01 minutë se ndryshe nuk e arrin”, tha Resuli.

Ndërkohë, ai iu drejtua edhe drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit Rural e Bujqësor, të cilën e pyeti nëse inceneratori i Tiranës ka përfituar fronde nga institucioni që ajo drejton. Diçka të tillë Eranda Mulla e mohoi.

“A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR? Mua më rezulton që ka përfituar”, tha Resuli. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!