“I thashë të mos shkojë te Barça”, kush bindi Lautaron të qëndrojë te Interi

schedule10:24 - 24 Shkurt, 2021

schedule 10:24 - 24 Shkurt, 2021

Barcelona ishte në kërkim të një qendërsulmuesi përpara se pandemia të shpërhtnete e të fuste klubin në krizë. Lautaro ishte i zgjedhuri dhe katalanasit morën hapa konkrete për ta blerë te Interi.

Në fund u vendos të qëndronte te zikaltërit dhe një arsye më shumë pse ndodhi kështu ishte Hernan Crespo. Ish-sulmuesi i Interit tregon se e telefonoi Lautaron dhe i kërkoi të qëndronte te Interi.

“Unë e njoh Lautaron për një kohë të gjatë, këtë verë e këshillova që të mos pranonte ofertat e Barcelonës dhe të mos largohej nga Interi dhe në fund të fundit kisha të drejtë.

Në zonë, ai është vdekjeprurës: lëvizjet e tij drejtohen gjithmonë drejt gjuajtjes, pra ndaj golit. Dhe me kokë është i fortë, ka mundësi dhe përballet me mbrojtës më të gjatë se ai”, tha Crespo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!