I tepërt te Barcelona, Milani e Juventusi gati të duelojnë për të

schedule09:34 - 8 Tetor, 2021

schedule 09:34 - 8 Tetor, 2021

Samuel Umtiti nuk është në planet e Barcelonës. Klubi katalanas dështoi ta shiste në verë dhe tashmë po e mendon seriozisht të prishë kontratën me të.

Sigurisht do të duhet që edhe francezi të pranojë dhe në kushtet kur nuk luan do të ishte zgjidhja më e logjikshme.

 

Normalisht Umtiti nuk do të ketë më përfitimet aktuale në klubin e ri që do të shkojë, por e favorizon disi fakti që transferohet me parametra zero.

Diario Gol në Spanjë raporton se për shërbimet e qendërmbrojtësit janë të interesuara Milani e Juventusi. Si fillimin Umtiti duhet të prishë kontyratën me Barcelonën dhe më pas të nisë dueli mes klubeve italiane. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!