Situatën shqetësuese në përfaqësuesen e Gjermanisë ka prekur edhe Uli Hoeness. Presidenti i Nderit të “bavarezëve” të Bayern Mynih e ka përshkruar me qartë dhe thjeshtë panoramën e “pancerave” në miqësoret e fundit, nën urdhrat e Julian Nagelsmann.
“Shikojë kaos kudo. I shtangur nga këto paraqitje. Vështirë të jap përgjigje se cilat vida duhen mbërthyer më parë në organizmin e grupit si një trup i vetëm. Problemi është se ekipi nuk ka forcë, jo vetëm në barrierën defensive, shfrytëzimin e rasteve, por edhe në fitimin e dueleve.
Zanafilla e gjithçkaje ka të bëjë me sistemin. Nagelsman e ka kohën e kufizuar përpara Kampionatit Evropian dhe do i duhet një punë thelbësore që ta kthejë përfaqësuesen në rrugën e duhur”,- u shpreh Presidenti i nderit të Bayern Munich. /i.m /abcnews.al