I shpëtoi tritolit, e mori COVID-19, shuhet gazetarja Zenepe Luka

schedule17:19 - 11 Shkurt, 2021

schedule 17:19 - 11 Shkurt, 2021

E trishtë. Ndërron jetë nga koronavirusi gazetarja Zenepe Luka. Prej disa ditësh ajo ishte e shtruar në një nga spitalet COVID në Tiranë, ndërsa sot zemra e saj pushoi, duke e humbur luftën me sëmundjen.

Disa muaj më parë bashkëshorti i saj kishte arritur që të mposhte sëmundjen. Të prekur miqtë dhe të afërmit i kanë shprehur ngushëllimet familjes që gazetares, e cila është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës.

Në 1998 gazetares iu vendos tritol në shtëpi. Varrimi bëhet nesër ora 13.00 në Vlorë.

Lexo edhe: Nga eksplozivi në shtëpi, te vlerësimet, kush ishte gazetarja që vdiq nga COVID-19

Profili/ Kush ishte Zenepe Luka
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.

Është e para gazetare e RTSH në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.

Vazhdon të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020 mbushi 47 vjet karrierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës, etj.

Një ngjarje që mbahet mënd në karrierën e saj është vendosja e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998, ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët. Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi, që i ka akorduar Premion ”Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. 1 vit më parë është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve me çmimin “Petro Marko”.

/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!