I shpëtoi dënimit me 20 vjet burg, Apeli rihap pjesërisht hetimin për Ergys Kolaverin

schedule15:52 - 27 Janar, 2021

schedule 15:52 - 27 Janar, 2021

Gjykata e Apelit ne Tiranë ka vendosur të rihapë pjesërisht hetimin për rastin e Ergys Kolaverit.

Vendimi është marrë për të përsëritur disa veprime hetimore dhe pyetje dëshmitaresh. Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcneës.al se mes te tjerash do të këqyren pamjet filmike te vilës së ish kryebashkiakut Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar.

Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit.

Lexo edhe: Do vriste me snajper: Kush është Ergys Kolaveri, i dënuar 20 vite, por që tani shijon lirinë

Ai arrestua me bujë në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin dhe la të plagosur një tjetër të burgosur.

Ergys Kolaveri nuk do ta përfundojë dënimin me 20 vite burg, pasi gjykata e Apelit të Tiranës një vit më parë vendosi të ndryshojë masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!