I shpëtoi atentatit për herë të dytë, ky është 43 vjeçari, si tentuan ta heqin qafe 2 vite më parë

schedule23:10 - 7 Mars, 2022

schedule 23:10 - 7 Mars, 2022

Ky është 43 vjeçari Aleksandër Deda që i shpëtoi atentatit për herë të dytë mbrëmjen e sotme. 2 vite më parë Deda i shpëtoi një tjetër atentati.

Si ndodhi ngjarja? Herën e parë biznesmenit Deda iu bë atentat në autostradën Lezhë-Laç.

LEXO EDHE: Të shtëna me armë pranë një lokali, i plagosuri dërgohet te “Trauma”, FNSH rrethon Lezhën

Gazetari Gjergj Figuri bëri me dije se ndaj biznesmenit u qëllua me breshëri automatiku në momentin që ai ka qenë në lëvizje. Plumbat e kapën në pjesën e shpatullës, por 43 vjeçari dhe pse i plagosur vijoi rrugën, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga pas për pak kilometra.

LEXO EDHE: E ndoqën dhe e qëlluan në lëvizje, skema si iu bë atentati biznesmenit në Lezhë, shkoi vetë në spital

Gjatë kësaj kohe Deda ka telefonuar familjarët e tij dhe i ka vënë në dijeni për atentatin dhe ka mundur të udhëtojë deri në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës ku dhe ka ndaluar. Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Brenda “Audi”-it të autorëve u gjet një armë zjarri, ndërsa targa ishte hequr.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!