Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpëtoi atentatit në Vlorë, del fotoja e 33-vjeçarit, 5 plumba në këmbë e kraharor, niset drejt Tiranës

schedule21:27 - 5 Mars, 2022

schedule 21:27 - 5 Mars, 2022

Ky është 33 vjeçari Romeo Meçaj që i shpëtoi vdekjes në Vlorë. 33 vjeçari është nisur drejt Tiranës pasi ka dëmtime të rënda. Drejt tij janë zbrazur 5 plumba me kallashnikov që i kanë shkaktuar plagë në këmbë dhe kraharor.

Dyshohet se 2 të kenë qenë atentatorët që kanë qëlluar drejt tij teksa ka qenë në makinë e tij të cilën e kishte parkuar pranë stadiumit të qytetit. Makina e autorëve Volswagen e  gjetur e djegur pas tentativës së vrasjes është e vjedhur. Brenda makinës janë gjetur edhe 2 armë të tipit kallashnikov.

33 vjeçari njihet si person që punonte me skaf gjatë sezonit turistik dhe sipas burimeve nuk ka rezultuar person me precedentë penalë.

Informacioni i policisë

Më datë 05.03.2022, rreth orës 20:35, në afërsi të pallatit të sportit, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve. Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!