I shpëtoi atentatit në Tiranë, kush është Zamir Kalemi/ Lidhja me sagën e vrasjeve Papa-Sadikaj

schedule01:02 - 13 Janar, 2024

schedule 01:02 - 13 Janar, 2024

Zamir Kalemi është 35 vjecari i cili i shpëtoi atentatit me armë, mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë, nga ku 35 vjecari mori plagë në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, riktheu në vëmendjen sagën e vrasjeve të bujshme në vend, Papa-Sadikaj.

Zamir Kalemi, është vëllai i Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022. Kujtojmë se Andrea Kalemi në vitin e fundit ka patur 2 tentativa për ta eleminuar fizikisht. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe së fundmi në burg, ku ndodhet i arrestuar në shtetin fqinj.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të.

LEXO EDHE: ‘Gjërat Tona’/ Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa, dy vrasje që i lidh kokaina

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar dhe në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda.

Dhe për plagosjen e kësaj të shtune, dyshimet kryesore të hetuesve lidhen me pistën e hakmarrjes për shkak të vrasjeve të vitit 2022. Ngjarje këto që shënuan 2 viktima, fillimisht Aleksander Sadikajn e me pas Edmond Papën, ku shkak dyshohet se u bë konflikti për trafik narkotikesh drejt Greqisë.

Dyshimet janë se 35 vjeçari është mbajtur në vëzhgim, pasi vendi ku ka ndodhur ngjarja nuk është i mbuluar me kamera sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!