Gentian Bejtja, i cili dyshohet të jetë objektiv i atentatit në Larushkë të Krujës, të ndodhur disa ditë më parë, ishte kthyer në Shqipëri ditët e fundit.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Bejtja, nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka ngre dyshime se mund të ketë hyrë në vend në mënyrë ilegale.
Bejtja ka kërkuar azil në disa vende të Evropës, por i është refuzuar.
“Bejtja kishte 4-5 ditët e fundit që ishte kthyer jashtë territorit shqiptar. Zyrtarisht, sipas burimeve të policisë, më është konfirmuar se ai nuk është rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, çka dyshohet se mund të ketë hyrë në mënyrë ilegale. Nga të dhënat që kemi mundur të sigurojmë, ka kërkuar azil në disa vende të ndryshme si Norvegji, Suedi, ku i është refuzuar. Nuk dihet se në cilin vend ka jetuar së fundmi, por nga të dhënat që policia ka siguruar në dy ditët e fundit, ka zbuluar se Bejtja ishte kthyer nga jashtë territorit shqiptar”, raportoi Kodra./abcnews.al