Xhevdet Plaku është personi që donte të vriste Rexhep Arapi në bashkëpunim me Dedan Gjonin në kohën kur ky i fundit ishte me detyrë më Komisariatin e Shijakut. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se Xhevdet Plaku ishte vënë në shënjestër pasi i ka vrarë vëllain me armë zjarri disa vite më parë në Itali.
Pista kryesore është ajo e gjakmarrjes por nuk përjashtohet as prishja e pazareve të drogës. Siç raporton gazetari Ervin Leka, nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin Sky Ecc ka rezultuar se Kep Arapi kishte lidhje me Dedan Gjonin, ku kërkonte informacion për Xhevdet Plakun.
Plaku ishte në konflikt me grupit e Arapit për shkak të pazareve të drogës në Holandë. Plaku, sipas hetimeve, drejtonte një grup kriminal në fushën e narkotikëve në Holandë. Ndërsa Dedan Gjoni dyshohet se ka dhënë informacion për ta nxjerrë në pritën e kundështarëve./abcnews.al