I shpëtoi atentatit, administratori ndryshon dëshminë dhe kërkon mbrojtje: Më qëlloi një i ri

schedule12:13 - 20 Janar, 2022

schedule 12:13 - 20 Janar, 2022

Nga Ermal Vija

Administratori i shkollës “Willson”, Lulzim Masha, i cili disa ditë më parë i shpëtoi një atentati në liqenin Artificial, ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Ndërkohë ndryshe nga dëshmia paraprake, por edhe në disa media biznesmeni fillimisht mohoi të ishte objektiv i ndonjë atentati gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ai ka pranuar se një person e ka vëzhguar.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Masha është shprehur se për gati një javë është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person. Sipas tij këtë person e ka vërejtur pranë shkollës që ai administron, por nuk i ka shkuar ndërmend se mund të ketë qenë objektiv i ndonjë atentati, pasi nuk ka konflikt me njëri.

Gjithashtu, ai ka përshkruar përpara hetuesve edhe personin që qëlloi drejt tij. Sipas biznesmenit autori ka qenë i moshës rreth 25- deri në 30 vjeç, i cili ka qenë i veshur me pantallona xhinse, esmer me pak mjekër si dhe mbante veshur një kapele, ngjyrë të zezë. Sipas hetimeve dhe kqyrjeve që i është bërë mjetit me të cilin po lëvizte biznesmeni ai është prekur vetëm nga një plumb.

Mes personave që janë marrë në pyetje përveç dëshmitarëve okularë dhe objektivit, në pyetje është marrë dhe vëllai i këtij të fundit, pasi ai rezulton person me precedent pasi shumë vite më parë, është dënuar me 15 vite burg për vrasje, dhe hetuesit kanë dyshime mos atentati është bërë për hakmarrje. Por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!