Ekrem Onuzi, i cili një ditë më parë u sulmua nga ariu ndërsa kulloste bagëtitë në malet e Gjallicës tregon ngjarjen për Abc News. Ai thotë se kafsha e gjeti në befasi dhe u largua vetëm pas të lehurave të qenve.
I shpëtoi vdekjes, por plagët e marra i ka të shumta. Ekrem Onuzi na tregon se kishte dalë për të kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës, por një ari e sulmoi në befasi.
Vetëm pas ndërhyrjes së qenve kafsha ishte larguar. Ekremi tregon se e kishte hedhur rreth 4 metra poshtë vendit ku po qëndronte ndërsa të vetmen mundësi kishte një telefonatë drejtuar familjarëve.
Rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes një helikopter e ka transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe po trajtohet. Ekremi ka marrë plagë në kokë, kofshë dhe duar ndërsa sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar./ABC News Albania