Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim për vjedhje ,arrestohet 30 vjeçari në Durrës, procedohet penalisht një tjetër

schedule15:28 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:28 - 28 Gusht, 2020

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një i ri tjetër është proceduar penalisht nën akuzën për veprën penale ndotja e ajrit.

Policia bën me dije se 22 vjeçari akuzohet se shkakton ndotje të ambjetit pasi hedh materiale inerte, anës rrugës interurbane Durrës-Tiranë.

Ndërkohë .30 vjeçari me iniciale A.V. ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B.

 Njoftimi i policisë:

Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin J.N., 22 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua duke hedhur materiale inerte, anës rrugës interurbane Durrës-Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

A.V., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 14.08.2020, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!