I shpallur në kërkim për një vrasje në 1991, amerikani arrestohet në Meksikë

schedule13:33 - 24 Shtator, 2023

schedule 13:33 - 24 Shtator, 2023

Një amerikan është arrestuar për një vrasje në 1991, përkatësisht pas 32 vitesh në kërkim. 63-vjeçari Greg Lawson u largua nga Louisiana në SHBA, pasi u shpall nga gjykata fajtor.

Në maj të njëjtit vit, FBI filloi kërkimin por rezultoi pa ndonjë sukses deri më 19 shtator të këtij viti, kur më në fund është arrestuar.

Edhe pse tani duhet t’i zëvendësojë plazhet me qelinë e burgut, Lawson dukej në gjendje të mirë shpirtërore. Kur i vendosën prangat, buzëqeshi dhe pyeti policët: ‘si jeni”.

Agjenti i FBI-së, Douglas Williams, ka shpjeguar se arrestimi do të ishte i pamundur pa ndihmën e autoriteteve meksikane. Në vitin 1991 Lawson u konfliktua me një person në një parking dhe e qëlloi për vdekje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!