Është vënë në pranga ditën e sotme një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe trafimikim narkotikësh në Itali.
Në bazë të inofrmacioneve të siguruara nga terreni, policia ka ndaluar në rrugën “Llambi Bonata”, 54-vjeçari K(J). M., i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
54-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. s.b/abcnews.al/