I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, arrestohet nga policia me qëllim ekstradimin 24-vjeçari në fshatin Borje.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit./abcnews.al

