EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

schedule13:01 - 22 Shkurt, 2024

schedule 13:01 - 22 Shkurt, 2024

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikun e lëndëve narkotike është arrestuar këtë të enjte në Vlorë. Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Rushitaj alias Blerim Myftaraj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Purpose”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Firences i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!