Policia e Elbasanit arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në pranga është vënë Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.
Gjykata e Firences në Itali, e kishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ndërkohë Policia njofton se veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Informacion zyrtar:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
/abcnews.al