I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

schedule10:42 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:42 - 6 Gusht, 2020

Një 38-vjeçar me iniciale D.T. është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit D. T., 38 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia./abcnews.al