I shoqi i vuri flakën, pasi i hodhi benzinë/ Si paraqitet gjendja e 31 vjeçares, Koçiu e viziton në spital

schedule15:30 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:30 - 4 Shtator, 2024

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçi ka vizituar Melisa Trendafilin, 31-vjeçaren nga Korçë e cila po merr shërbim të specializuar shëndetësor në repartin e Shërbimit të Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi disa ditë më parë bashkëshorti i saj tentoi ta digjte me benzinë.

Ministrja Koçiu bën me dije se gjendja shëndetësore e Melisës është jashtë rrezikut për jetën, me parametra normale, por që do të vazhdojë të jetë në ndjekje dhe monitorim nga stafit i mjekëve në QSUNT deri në stabilizimin e plotë të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka ritheksuar mbështetjen e saj personale, por edhe të institucionit që ajo drejton për të ndihmuar Melisën dhe dy fëmijët e saj.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu ka shprehur mirënjohje për ekipin mjekësor të QSUNT-së, që çdo ditë bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!