I shoqëruar nga Linda, Rama citon Nënë Terezën në OKB: Nuk mund të rrinim duarkryq

schedule22:43 - 24 Shtator, 2021

schedule 22:43 - 24 Shtator, 2021

Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, Edi Rama u shpreh se Shqipëria bëri pjesën e saj me refugjatët afganë duke u hapur dyert në momentin më të vështirë pasi talebanët u rikthyen në pushtet.

Lexo edhe: Rama në OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive, ka pabarazi për vaksinat

Është detyra jonë të bëjmë gjithçka për të mos braktisur popullin afgan për t’i rezistuar çdo kthimi në epokën e errësirës. Nuk mund të rrinim duarkryq, pavarësisht kapaciteteve të kufizuara. Me një humanizëm të pakufizuar u hapën dyert refugjatëve afganë. I mirëpritëm sepse kemi detyrën morale, i detyrohemi historisë sonë si refugjatë.

Lexo edhe: “Ballkani i Hapur, vendos paqe”, Rama në OKB: Pa Kosovën, asambleja s’do jetë kurrë e plotë

Në këtë jetë ka një kohë kur merr dhe një kohë kur jep. Ashtu si kur ka thënë Nënë Tereza, edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla cdo ditë, por me dashuri të madhe. Përulësisht ne po bëjmë pjesën tonë” tha ai.

Në OKB, kryeministrin Edi Rama e shoqëroi edhe bashkëshortja e tij, Linda, e cila ndoqi fjalimin nga asambleja. Gjithashtu e pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja, Besiana Kadare./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!