Një mësuese u arrestua nga karabinierët e Brescias, Itali për keqtrajtim dhe lëndime të rënda të një fëmije me aftësi të kufizuar që ajo ndiqte.
Hetimet nisën pas denoncimit të prindërve të cilët raportuan se në trupin e vajzës së tyre kishin gjetur shenja të pakundërshtueshme dhune fizike.
Çifti ka vënë re gjithashtu një ndryshim të dukshëm në humorin dhe qëndrimin e fëmijës.
Falë kamerave të fshehta në shkollën fillore në provincën e Brescias, karabinierët kanë konstatuar se gjatë orarit të mësimit mësuesja dhunonte fizikisht në mënyrë të përsëritur fëmijën.
Regjistrimet e ditës së parë zbuluan shuplaka, tërheqje flokësh dhe pickime.
Karabinierët, me urdhër të prokurorit Alessio Bernardi, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e saj.
Gruaja u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të rëndë dhe lëndimeve të rënda në dëm të një të mituri me aftësi të kufizuara./abcnews.al/