Një burrë që kishte paditur prindërit e tij se i hodhën koleksionin e videove pornografike ka fituar gjyqin në Michigan dhe mund të kërkojë kompensim.
Gjykatësi Paul Maloney vendosi në favor të David Werkingut, që ishte ankuar se prindërit e tij nuk kishin asnjë të drejtë t’ia hidhnin koleksionin.
Sipas tij, koleksioni i zhdukur i filmave dhe revistave kishte vlerë prej 29 mijë dollarësh, shkruan “The Guardian”.
“S’ka dyshim që prona e shkatërruar ishte e Davidit.Të pandehurit kanë pranuar vazhdimisht se kanë shkatërruar koleksionin”. ka thënë Maloney.
Ndërsa prindërit e Werkingut janë arsyetuar se kishin të drejtë të shkatërronin koleksionin pasi ishin të zotët e shtëpisë. l.k/abcnews.al