Një jaht britanik është sulmuar nga një grup balenash vrasëse, kur 30 prej tyre sulmuan mjetin lundrues jo larg Gjibraltarit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ekuipazhi ka filmuar momentin kur disa balena lundronin shumë pranë anijes, e më pas futen nën ujë dhe fillojnë ta godasin helikën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=BMO0u6koIS4
Sulmi i tyre ka zgjatur rreth dy orë, e si pasojë të dëmtimit të pjesshëm të helikës, ekuipazhi është detyruar të kërkoj ndihmë në Gjibraltar.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar balenat vrasëse kanë terrorizuar turistët në Spanjë. Gjatë gushtit dhe shtatorit kanë sulmuar katër anije./abcnews.al