Qentë e rrugës janë bërë shqetësim serioz për banorët në zona qendrore, por edhe në ato rurale në Vlorë.
Rastet e agresionit te kafshëve ndaj qytetareve nuk janë të izoluara.
Qentë i sheh të shumtë numër në zona të ndryshme, shpesh te pasterilizuar dhe agresivë ndaj qytetarëve.
Lexo edhe: Po ecte në trotuar, qentë endacakë sulmojnë një grua në Vlorë
Kryesisht në Lungomare , bulevardin kryesor apo lagje të populluara.
Qytetarët pranojnë se edhe ata vetë kanë qenë të rrezikuar.
Aktualisht, në bashkinë e Vlorës është duke vijuar procesi i sterilizimit të kafshëve, kryesisht të qenve të rrugës.
Kujtojmë se ditën e sotme një qytetare rreth 45-50-vjeç u sulmua nga qentë endacakë.
/abcnews.al/