Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën e dytë e njësinë e kujdesit intensiv.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Johnson vazhdon të marrë kujdes shëndetësor në spitalin Shën Thomas në Londër për një monitorim më të afërt. Lajmin e ka konfirmuar Doëning Street.
Zëdhënësi i kryeministrit deklaroi të martën se kreu i qeverisë ndodhet në gjendje të qëndrueshne dhe se vazhdon të jetë me humor të mirë.
Zyra e qeverisë konfirmoi gjithashtu se rishikimi i planifikuar për lehtësimin e mundshëm të kufizimeve të koronavirusit do të shqyrtohet javën e ardhshme.
Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është duke zëvendësuar kryeministrin, është shprehur se ishte “i sigurt” që Kryeministri do të shërohet nga kjo sëmundje, duke e përshkruar atë si një “luftëtar”. /abcnews.al/