Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I rrezikuar nga largimi i Agron Çelës? Meta: Shkodra ia vë notën kujtdo më mirë se çdo qytet tjetër

schedule14:13 - 12 Janar, 2023

schedule 14:13 - 12 Janar, 2023

Kreu i PL-së, Ilir Meta është shprehur i bindur se do të fitojnë në zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër. Këtë koment ai e bëri teksa u pyet nga gazetarja e Abc News, Erneta Shevroja nëse pas largimit të Agron Çelës dhe kandidatëve që pritet të nxjerrë PD-ja e Alibeaj mund të lëkunden pozitat në Shkodër.

“Mos merreni me lajme të vitit të kaluar. Shkodra ia vë notën kujtdo më mirë se çdo qytet tjetër në Shqipëri. E dini shumë mirë se si vajti Shkodra pas 6 Marsit. Është prioritet i im siç ka qenë gjithmonë. Flamuri i lirisë do të ngrihet dhe dy kate më lart në Shkodër me 14 maj.

Përpjekjet me lajme të vjetra banale për të shmangur vëmendjen nga skandalet e rilindjes janë vetëm qesharake dhe tregojnë dëshpërimin e thellë“, tha ai. I pyetur nga gazetarja se pse është larguar Çela, Meta u shpreh: “Dy kate më lart do të ngrihet flamuri i lirisë dhe demokracisë në Shkodër me 14 Maj”.

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht PS. Këtë e ka konfirmoi kryeministri Edi Rama me disa foto që shpërndau në Facebook nga një takim me deputetët socialistë në Shkodër. Në mesin e tyre ishte dhe Agron Çela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!