I riu vritet me armë zjarri në rrugët e New York-ut

schedule09:33 - 10 Shkurt, 2023

schedule 09:33 - 10 Shkurt, 2023

Një i ri u vra pasditen e djeshme të së enjtes në Nju Jork, shumë pranë Times Square, një magnet turistik i qytetit të madh ku në teori ndalohet mbajtja e armëve.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) u njoftua në orën 17:30 dhe anëtarët e saj i dhanë ndihmën e parë një 22-vjeçari me një plagë me armë zjarri në gjoks në kryqëzimin e 8th Avenue dhe 44th.

Ai u dërgua në spital po nuk arriti të mbijetonte. Policia tha se autori nuk është arrestuar dhe se kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Sipas tabloidit New York Daily News, i cili citon një dëshmitar okular, i riu u qëllua nga dy persona të cilët më pas u larguan.

Times Square është një nga vendet më të famshme të Nju Jorkut. Është një udhëkryq dhe një shesh i vogël në zemër të Manhatanit, me një sfond tabelash elektronike gjigante, të ndriçuara ditë e natë për 50 milionë vizitorët që kalojnë çdo vit.

Nga 1 shtatori 2022, ndalohet mbajtja e armëve atje.

Si pjesë e luftës kundër krimit dhe përhapjes së armëve të zjarrit në qytetin e Nju Jorkut, kryebashkiaku Eric Adams, një ish-oficer policie, urdhëroi vendosjen e dhjetëra posterave që lexonin “Times Square: Zonë pa armë” në shesh.

Pas një rritje të madhe të vrasjeve me armë në 2020 dhe 2021 në qytetin e Nju Jorkut, numri ra në 2022 në 433 në qytetin me 8.5 milionë banorë dhe një milion vizitorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!