I riu u arratis nga Gjykata e Korçës, SHÇBA nis hetimet për grupin e policëve që e shoqëronin

schedule13:49 - 8 Maj, 2022

schedule 13:49 - 8 Maj, 2022

SHÇBA ka nisur hetimet për grupin policëve që shoqëronin 21 vjeçarin Kristjan Medolli, i cili është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës.

Kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë arrest në burg.

I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhjen e një banese në Qatrom, por sot ka ikur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të masës së sigurisë.

Lexo edhe: U la në burg vjedhje, 21 vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës, policia “blindon” zonën

“Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom)”, njoftoi më herët  policia.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi./abcnews.al/