I riu shqiptar fiton mes 60 studiove në Zvicër, shpallet kampion europian tatuazhesh

schedule12:13 - 30 Tetor, 2024

schedule 12:13 - 30 Tetor, 2024

Mihal Daja është i riu shqiptar që ka pasion tatuazhet dhe është shpallur kampion në Europë. Ai ka fituar mes 60 studiove të art tatoo më të njohura nga Zvicra, Franca, Austria dhe Gjermania.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mihali ka treguar detaje nga ky konkurs, ku ka fituar çmimin e parë për tatuazhin bardh e zi dhe realist.

“Organizatorët vijnë në studio dhe të thonë që këtë vit do bëhet ky konkurs, ti aplikon, plotëson formularin dhe bën atë pagesën. Kështu ti merr pjesë.

Klienti që unë kam pasur është një klientë studio dhe unë nuk është se kam njohur aty. Tatuazhin atij ia kam përfunduar, ditën e parë 5 orë e gjysmë 6 dhe ditën tjetër diku te 4 orë e gjysmë-5”, u shpreh ai.

Më tej, Mihali është ndalur dhe te karriera e tij si piktor tatuazhesh, të cilën e ka nisur 14 vjeç dhe aktualisht e zhvillon në Zvicër

“Unë e kam nisur 14 vjeç dhe tatuazhin e parë ia kam bërë vetes. Makinetën e parë që e kam bërë tani e kam kujtim.

Ne zakonisht e nisim një tatuazh vetë nga fillimi në fund, duke filluar nga dizajni dhe deri te përfundimi.

Unë kam bërë Liceun dhe Akademinë e Arteve në Tiranë”, tha i riu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!