I riu rreh 17-vjeçaren në një lokal në Durrës: Më jep lekët që vëllai jot më ka borxh

schedule10:38 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:38 - 6 Nëntor, 2023

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar një 17-vjeçare në një lokal në lagjen Nr. 13, ku ajo punonte.

Mësohet se i riu pretendonte se vëllai i vajzës i ka disa para borxh dhe duhet t’ia jap.

“Këta specialistë arrestuan dhe shtetasin A. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi në një lokal në lagjen nr.13, ka dhunuar një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendon se ia ka borxh, vëllai i kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al