Dyshohet se kreu vetëvrasje, i riu debatoi me nënën e gruan, u dëgjua një e shtënë dhe u “shemb” përtokë

schedule16:24 - 10 Shkurt, 2022

schedule 16:24 - 10 Shkurt, 2022

Amaros Deda, 32-vjeçari që dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë ka hyrë fillimisht në banesën e tij ku ka debatuar me nënën dhe gruan e tij.

Më pas ai ka dalë në oborr ku është dëgjuar një e shtënë e vetme dhe i riu ka rënë përtokë.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Gjergj Figuri se është njoftuar ambulanca e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por 32-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plumbit.

Lexo edhe: Plumbi nuk i dha asnjë shans, ky është i riu që vdiq në spitalin e Lezhës

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Banesa e 32-vjeçarit ka kamera sigurie dhe pritet këqyrja e pamjeve filmike për të arritur në përfundim në lidhje me dinamikën e ngjarjes. /abcnews.al