Një gjykatë në Los Angeles i ka dhënë 50 milionë dollarë një të riu që u dogj nga një gotë çaji shumë e nxehtë e cila u derdh mbi të gjatë një blerjeje në një drive-thru të Starbucks.
Michael Garcia, një shofer poste, po priste një porosi në 8 shkurt 2020, në Exposition Park, kur një barist i dha një tabaka me disa pije. Njëra prej gotave u përmbys brenda 1.4 sekondash, duke e djegur rëndë Garcia-n në zonën intime dhe duke i shkaktuar dëmtime të përhershme.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur çaji i nxehtë me temperaturë 180 gradë i ra mbi trup, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë, dëmtime nervore dhe traumë të përhershme.
Starbucks refuzoi të marrë përgjegjësi, duke thënë se sapo një klient merr porosinë, ata nuk janë më përgjegjës për atë që ndodh më pas.
Avokati i Garcia-s, Nicholas Roëley, akuzoi Starbucks për neglizhencë flagrante, duke argumentuar se kompania nuk siguroi siç duhet gotën në tabaka.
Jurisë iu deshën vetëm 40 minuta për të marrë vendimin dhe për të dënuar Starbucks me 50 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, Starbucks tha se nuk pajtohet me vendimin dhe do të apelojë, duke e cilësuar shumën e dëmshpërblimit si të tepruar. / abcnews.al