I riu hero sakrifikon veten për t’i shpëtuar jetën një vajze, hidhet nga 30 metra lartësi

schedule23:54 - 29 Nëntor, 2021

schedule 23:54 - 29 Nëntor, 2021

Një 34-vjeçar është hedhur nga një lartësi 30 metra për t’i shpëtuar jetën një vajze, pasi kabolloja e zip line ku ata të dy ishin varur nuk mund ta mbante peshën e të dyve.

Joaquin Romero punonte në La Jolla Zip Zoom Zipline sakrifikoi jetën për të shpëtuar atë të vajzës që kishte ngecur e bllokuar bashkë me të. Vajza kishte ngecur në mes dhe Romero u përpoq ta shpëtonte, por në atë moment rrëshqiti duke u kapur te zinxhiri i saj.

Ata të dy u shkëputën nga platforma dhe u varën duke rrezikuar të bien. 34-vjeçari iu tremb idesë se të dy mund të përfundonin në tokë dhe zgjodhi të lëshohej në mënyrë që vajza të mos rrezikonte jetën. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda ku dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë. /Abcnews.al