I riu fizioterapist nga Elbasani u shua në moshë të re, nëna dedikim prekës: Na e këpute kokën

schedule13:02 - 20 Janar, 2022

schedule 13:02 - 20 Janar, 2022

Erind Shuteriqi një i ri nga Elbasani me profesion fizioterapist është ndarë nga jeta një ditë më parë në mënyrë krejt të papritur. Nëna e 32-vjeçarit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke shprehur trishtim për humbjen e të birit.

Ajo thotë se ai do të jetë gjithmonë brenda tyre dhe do ta duan gjithmonë.

“Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese! Cfare te kujtoj me pare mami buzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!

Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!! Do te te duam gjithmone zemra jone!!!”, shkruan nëna e të riut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!