I riu dehet dhe ndryshon ligjërisht emrin në Celine Dion

schedule14:05 - 6 Janar, 2021

schedule 14:05 - 6 Janar, 2021

Një 30-vjeçar ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Celine Dion pasi kishte pirë disa gota verë. Thomas Dodd po shikonte një koncert të këngëtares kanadeze në Youtube gjatë Krishtlindjeve, kur vendosi të marrë emrin e idhullit.  I riu thotë se kishte paguar 89 paund për të marrë zyrtarisht emrin e saj, por e kuptoi se çfarë kishte bërë kur mori me postë dokumentet zyrtare.

‘Më kujtohet që po shikoja koncertin e Celine Dion gjatë interpretimit të saj në Vegas. Do të doja ta dija se çfarë ndodhi, por ishte një natë e mjegullt. Kur u ktheva nga puna të mërkurën, pashë një zarf të bardhë në dysheme që ishte plot me çertifikata zyrtare.  Nuk isha i vetëdijshëm se e kisha bërë këtë veprim derisa gjeta zarfin.

Celine Dion performon drejtpërdrejt në Barclaycard Presents British Summer Time Hyde Park në Hyde Park më 05 korrik 2019 në Londër, Angli.

Fillimisht, m’u desh të ulesha pasi nuk mund ta besoja, kështu që më pas kontrollova bankën time e cila konfirmoi gjithçka. I thashë mamasë time se mund të ishte më keq, pasi mund ta kisha ndërruar në Boris Johnson – ne jemi thjesht me fat që nuk ka ndonjë koncert live në Youtbe. Asaj i duket qesharake, ashtu dhe motrës, por desh u mbyt nga sanduiçi kur i tregova.”, u shpreh 30-vjeçari. /abcnews.al

Thomas Dodd, 30 vjeç, nga Tamworth, Staffordshire, i cili vendosi të ndryshojë emrin e tij në Celine Dion pasi kishte shumë për të pirë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!