Ina Kasimati është një emër që po bën xhiron e rrjetit ditët e fundit. Ajo për të gjithë njihet si mësuesja që nuk u dorëzua kurrë në betejën me kancerin. Por duket se kjo sëmundje i është shfaqur sërish pas kaq shumë kohësh dhe e gjendur përballë vështirësive, Ina ka kërkuar ndihmë për të mundësuar një analizë, e cila mund të kryet vetëm jashtë vendit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mësuesja e biologjisë ka treguar se si ju rishfaq kanceri i gjirit.
“Pata një ngarkesë shumë të madhe këtë vit në shkollë dhe lodhje, stres, tiroidet. Kam shkuar kam bërë analizat me besim të plotë, sepse një javë kam shkuar në protesta përpara kryeministrisë. Kam shkuar në shkollë kam dhënë mësim, madje kam kërkuar që të hapen dritaret që të hynte ajri. Madje, kam organizuar edhe ditën e Tokës. Së fundmi, kam dhënë edhe provimin e anglishtes.
Kur çoja djalin në shkollë dhe mbaja çantën ndjeja një dhimbje, aty po e ndjeja. Derisa bëra analizat, dola me ujë në mushkri. Kontaktova me vajzë e dajës të cilën e kisha mjeke dhe më dërgoi për të bërë një ekografi”.
Më tej, Ina falenderoi nxënësit e saj të cilët kanë hapur një llogari dhe e kanë bërë rastin mediatik menjëherë.
“Nxënësit e shkollës më kanë befasuar, të gjithë ata që më njohin dhe nuk më njohin, kanë mbledhur fondet. Tani jam në një situatë që një analizë nuk bëhet këtu sipas mjekëve, bëhet jashtë.
Ajo që ndodhi dje unë nuk e kisha pritur, sepse paralelisht kanë vepruar edhe ish-nxënësit e mi, të cilët kanë vepruar. Nuk e dija që ajo që kisha dhënë do më shpërbleheshe një ditë. Unë jam një nënë që kam dy fëmijë, i vogli është 9 vjeç dhe ka nevojë për mua spse është krejt i vetëm në këtë botë. Prandaj nuk duhet të heq dorë”.
Për ta ndihmuar mësuese Inën:
/abcnews.al