I ri krahasohej me Messin, Krkic bëhet shok skuadre me legjendën Iniesta

schedule09:59 - 9 Gusht, 2021

schedule 09:59 - 9 Gusht, 2021

Vissel Kobe ka zyrtarizuar afrimin e një lojtari që shumëkush e krahasonte me Lionel Messin në vitet e para të karrierës.

sulmuesi Bojan Krkic është bashkuar në një skuadër me Andres Iniesta dhe do të provojë një eksperiencë të re në Japoni.

Krkic dy sezonet e fundit ka luajtur në MLS me Montreal, duke shënuar 7 gola në 27 ndeshje. 30-vjeçari luajti në moshë të re me Barcelonën.

Te katalanasit, në katër sezone realizoi 26 gola dhe më pas kaloi te Roma. Në Itali u aktivizua edhe me Milanin, ndërkohë që në vijim ka veshur fanellat e Ajax, Stoke City, Mainz dhe Alaves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!