I rëndësishëm edhe kur nuk shënon, Çekiçi mes më të mirëve në Turqi

schedule18:38 - 6 Prill, 2021

schedule 18:38 - 6 Prill, 2021

Endri Çekiçi la Olimpija Ljubjana në verë pas fundit të kontratës dhe kaloi në Superligën turke te Ankaragucu. Mesfushori e nisi ngadalë sezonin në Turqi, por më pas e mori veten dhe arriti të fitojë formën.

Tashmë ai është titullar stabël në skuadrën e tij dhe herë pas here arrin të asistojë dhe shënojë, por jo vetëm. Ai kontribuon shumë për shokët edhe kur nuk arrin të shënojë apo asistojë.

 

Ankaragucu arriti një fitore minimale ndaj Antalyaspor dhe Çekiçi ishte një nga më të mirët në fushë. Loja e tij e mirë këtë sezon ka merituar që Çekiçi të jetë në formacionin më të mirë të Javës në Turqi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!