Alessandro Florenzi ishte një nga afrimet e PSG në merkaton e verës. “Xholi” italian erdhi në huazim nga Roma, ka bërë mirë deri tani me ekipin francez dhe trajneri Mauricio Pochettino shpreson që 30-vjeçarin ta ketë nën urdhra edhe sezonin e ardhshëm.
“Nuk më pëlqen të komentoj thashethemet e merkatos. E kam mendjen te ndeshjet që na presin, pasi ndodhemi në garë për të fituar tre trofe. Klubi dhe lojtarët janë të fokusuar vetëm te kjo pjesë. Ne do t’i komunikojmë vendimet tona në kohën e duhur.
Ajo që mendoj për Florenzin është çfarë mendoj edhe për lojtarët e tjerë: janë më të mirët dhe duhet të na ndihmojnë për të fituar ndeshjet, në mënyrë që t’i realizojmë objektivat që i kemi vendosur vetes.
Alessandro është shumë i rëndësishëm për mua dhe nuk dua që të largohet“, deklaroi trajneri argjentinas i kampionëve të Francës, të cilët do të përballen me Manchester City për një biletë në finalen e madhe të Champions League. /abcnews.al