“I rashë derës, Zhaneta me tha zhduku…”: Fqinjet tregojne momentet e fundit me familjen Josifi

schedule13:52 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:52 - 3 Korrik, 2020

Për vetëflijimin e Zhaneta Josifit së bashku me të bijën, ngjarje që ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, e cila ka tronditur opinionin publik, kanë folur edhe fqinjët e saj, me të cilët ajo nuk ka folur për një kohë të gjatë.

Një prej tyre tha për ABC News se Zhaneta bashkë me vajzat, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyer dhe dritare i mbante mbyllur.

LEXO edhe: Disa muaj e vdekur në krevat, trupi i Anisës ishte mumifikuar prej vajit të ullirit dhe uthullës

Fqinjët e saj thanë se kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e shtëpisë së të ndjerës, por ajo i ka ndjekur.

Po ashtu gruaja nuk pranonte as njerëzit e saj të afërt.

LEXO edhe: Familja e tragjedisë, tre vetëvrasje në pak vite: E fundit, horror

Ka qenë i vëllai i saj që ka marrë në telefon Zhanetën dhe ajo nuk është përgjigjur.

LEXO edhe: “Kam humbur familjen”: Flet vajza e mbijetuar e tragjedisë në Tiranë

I vëllai i saj kur ka parë që nuk i është përgjigjur askush në telefon, ka ardhur dhe ka hapur derën e shtëpisë.

Dëshmia e fqinjëve:

Fqinja 1 : Unë isha në Greqi dhe kur erdha hyra tek shtëpia dhe e pyeta Zhanetën, ku e ke Anisën? Ka vajtur në një vend më tha. Pas dy ditësh shkova prapë i kërkova sitën për pak miell që kisha marrë, prapë e pyeta për Anisën se mos kishte ikur në Gjermani, por më tha që jo, do vij koha që do e shikosh dhe vuri buzën në gaz. Ato vajza kishin 2 vjet pa dalë fare. E ëma ka punuar, në një familje, ndërsa vajzat kanë punuar më përpara, por pastaj u mbyll puna, dhe nuk punuan më. Ishin të dobëta me fizik jo shumë të shkathëta. Përpara 1 muaji i rashë derës së Zhanetës, ajo më tha që zhduku mos ta shoh bojën.

Fqinja 2: Jemi interesuar, kemi dalë kemi parë dyer e penxhere, pa rroba pa asgjë. Ne që kemi hyrë e kemi dalë me to filluam të kemi siklet. Ajo nuk bënte asnjë nga njerëzit e saj, i kishte larguar të gjithë, ishte zënë, punët e tyre se pse. Parmbrëmë paska marrë i vëllai në telefon dhe nuk është përgjigjur njeri. Unë kisha 2 vjet pa i parë. Vetëm kur i prunë ndihma që hapi pak derën, i pashë pak fytyrën në cep të derës dhe i fola dhe nuk i kam parë më.  Nuk di çfarë të them më….

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe kanë ndërruar jetë duke u veteflijar, ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ngjarja ka marrë përmasa tragjike pasi dyshohet se vajza ka ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj.

Nderkohe qytetaret ne Permet, te cilet kane njohur familjen Josifi, thane per Abc News se ata ishin ne gjendje te veshtire ekonomike, dhe se edhe kryefamiljari eshte veteflijuar gjithashtu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!