I ra topi në oborrin e fqinjit, 24-vjeçari qëllon 6-vjeçaren dhe prindërit e saj

schedule09:20 - 20 Prill, 2023

schedule 09:20 - 20 Prill, 2023

Një vajzë 6-vjeçare nga Karolina e Veriut dhe prindërit e saj u qëlluan nga një 24-vjeçar pasi një top basketbolli ra në oborrin e shtëpisë së tij.

6-vjeçarja Kinsley White u plagos së bashku me nënën e saj Ashley Hilderbrand dhe babain William White kur një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 20:00 në Gaston County.

Babai i 6-vjeçarit ka mbetur i plagosur rëndë në përpjekje për të mbrojtur vajzën e tij. Fqinjët thanë se një grup fëmijësh po luanin basketboll kur topi ra në oborrin e autorit të dyshuar.

Autori i dyshuar Robert Louis Singletary vrapoi në rrugë i tërbuar dhe qëlloi një person, thanë dëshmitarët. Më pas ai u kthye dhe filloi të qëllonte mbi familjen, duke përfshirë vajzën e vogël.

Fqinjët theksuan se sulmuesi dyshohet se vazhdoi të qëllonte derisa i mbaruan plumbat.

/abcnews.al