I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për në spital 56 vjeçari në Mirditë

schedule14:07 - 6 Nëntor, 2024

schedule 14:07 - 6 Nëntor, 2024

Një 56 vjeçar ka humbur jetën në Mirditë pasi pësoi dëmtime nga një dru që i ra në kokë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Gjakëz, ku 56 vjeçari ka qenë duke prerë dru.

Për shkak të dëmtimeve, 56 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!