Pas akuzave të ndërsjella u arrestuan si babai 42-vjeçar ashtu edhe polici
Një baba në Greqi ka rrahuar një punonjës policie , pasi ky i fundit i ka qortuar djalin e tij kur e kapi teksa vidhte së bashku me një bashkëpunëtor një çantë me produkte me vlerë të vogël nga një grua.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Menemeni të Selanikut , ku i mituri 15 vjeçar në tentativë për t’u arratisur ka rrëshqitur dhe ka rënë, si pasojë prindërit e kanë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Edhe polici 49-vjeçar pas goditjes nga babai i adoleshentit ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë shëndetësore.
Pas akuzave të ndërsjella u arrestuan babai 42-vjeçar./abcnews.al