“I qendisur nga Marigo Posia”, studiuesi tregon dëshminë e një personi që pa Ismail Qemalin duke ngritur flamurin

schedule11:55 - 28 Nëntor, 2024

schedule 11:55 - 28 Nëntor, 2024

Studiuesi dhe koleksionisti, Niko Kotherja ka treguar në emisionin “Pas Mesnate”, se posedon flamurin e Pavarësisë të qendisur nga Marigo Posia.

Ai ka zbuluar se di dëshmi të personave të thjeshtë, të cilët kanë qene prezent kur Ismail Qemali ngriti flamurin në ballkon.

Kotherja tha se atë ditë ka qene shi dhe ora shënonte 14:00, fjalimi i Ismail Qemalit nuk u dëgjua nga të gjithë, për shkak të moshës së tij dhe turmës së madhe me njerëz.

Duhet të jemi pak me logjikën e kohës, nuk ka rëndësi se cili është ai flamur që ka ngritur Ismail Qemali me dorën e tij në parmakun e ballkonit. Për mua flamuri i pavarësisë, është dhe një flamur që unë kam në shtëpi i punuar në dy ditë përpara datës 28 Nëntor 1912 dhe është punuar nga Marigo Posia. Ai është nga flamurët që është festuar shpallja e pavarësisë. Unë këtë flamur e kam gjetur në familje. Ai është një flamur që është prodhuar me atë qëllim.

Në momentin kur mbaron mbledhja në Vlorë, e cila fillon në orën 14:00 të drekës. Bisedimet vazhdojnë deri rreth orës 16:30. Duhet të kemi parasysh që jemi në dimër dhe në një moment kur koha errësohet shpejt si tani. Kështu që nga ky pikëvështrim më ka interesuar të qëmtojë dhe të gjejë shënime njerëzish, të cilët nuk kanë qenë askushi në jetën publike. Kanë qenë të thjeshtë që janë ndodhur në shesh dhe kanë dhënë dëshminë e tyre. Sipas njërit prej tyre, oborri ishte i tejmbushur me njerëz, avllia që rrethonte shtëpinë kishte dhe aty njerëz që kishin hipur. Mezi u arrit të vendosej një flamur te porta hyrëse e shtëpisë. Në momentin që Ismail Qemali doli për të folur filluan disa pika shiu, ishin kallaballëk i madh dhe nuk arrin dot të shquani fjalët e Ismail Qemalit për shkak të moshës, lodhjes së tij dhe turmës me njerëz. Edhe për flamurin ne pamë që ai vendosi aty një flamur. Këto janë dëshmitë e një njëriu që ishte aty”, tregoi ai./abcnews.al