Planet e Princ Harry-t për një jetë më të qetë larg vëmëndjes që sjell familja mbretërore po vihen në rrezik nga paparacët që vijojnë të fotografojnë atë, Meghan dhe djalin e tyre Archie-n, tani jetojnë në Kanada.
Pasi u publikuan foto të Meghan teksa shëtit me Archie-n dhe me dy qentë e saj, avokatët e çiftit paralajmëruan mediat të mos botojnë më foto pa marrë miratim.
Harry ka pasur një marrëdhënie të vështirë me shtypin që kur ishte ende fëmijë; i rritur nën dritat e kamerave, princi pa si të ëmës, Princeshë Diana-s i vështirësohej jeta nga paparacët. Diana vdiq pasi u ndoq me makinë nga paparacët në Paris.
Vitin e kaluar, Harry pranoi një dëmshpërblim të majmë dhe një ndjesë nga një agjenci paparacësh që përdori një helikopter për të fotografuar shtëpinë ku jetonin ai dhe Meghan. Si pasojë e fotove, çifti u detyrua të shpërngulej.
Përplasja e fundit me paparacët ndodh pak pas finalizimit të largimit nga detyrimet e familjes mbretërore./abcnews.al