I publikojnë videon intime, pezullohet trajneri i Bares dhe Sadikut

schedule09:54 - 8 Janar, 2020

schedule 09:54 - 8 Janar, 2020

Victor Sanchez, trajneri i Malaga, është pezulluar nga klubi spanjoll pas publikimit të një videoje intime. Vetë tekniku e pranon se i ka ndodhur diçka e tillë, ndërkohë që zbulon se po i bëhet shantazh dhe për këtë i është drejtuar organeve të policisë.

“Po i nënshtrohem një krimi që është kundër privatësisë sime dhe që përmban ngacmime dhe tentativa për të më zhvatur. Tani çështja është në duart e policisë dhe do të ndjek udhëzimet e tyre.

Shpërndarja e një përmbajtjeje intime pa pëlqimin e një personi, përmes rrjeteve sociale apo mesazheve, është krim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, shkruan trajner në llogarinë e tij në Twitter.

Malaga ndërkohë ka dalë me një komunikatë: “Bazuar në ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, që ende nuk janë verifikuar, Malaga menjëherë pezullon trajnerin Victor Sanchez nga të gjithë detyrat e tij deri në përfundimin e hetimeve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!